Kryeministri Rama publikon pamje nga vizita në Tokio: Mikpritje e veçantë dhe respekt për Shqipërinë

Shqipëria

Kryeministri Rama publikon pamje nga vizita në Tokio: Mikpritje e veçantë dhe respekt për Shqipërinë

Më: 23 maj 2026 Në ora: 08:36
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook pamje nga vizita e tij zyrtare në Japoni, ku është pritur me ceremoni të lartë shtetërore në Tokyo.

Në postimin e tij, kreu i qeverisë shqiptare shprehu mirënjohjen për mikpritjen e veçantë që iu rezervua delegacionit shqiptar gjatë vizitës në Japoni.

“Me mirënjohjen për mikpritjen e veçantë me ceremoninë e lartë shtetërore në Tokyo.

Shenjë respekti për Shqipërinë e ndryshuar tërësisht në sytë e botës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat