E pazakontë në takimin për Reformën Territoriale në Dibër, qytetarja: Populli është i kënaqur, PS ka punuar

Shqipëria

E pazakontë në takimin për Reformën Territoriale në Dibër, qytetarja: Populli është i kënaqur, PS ka punuar

Më: 23 maj 2026 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë dëgjesës publike për Reformën Territoriale të mbajtur në Dibër.

Ngjarja, e cila po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ka krijuar reagime të shumta duke u kthyer në një nga momentet më virale të ditës.

Gjatë takimit ku të pranishëm ishin përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Arbian Mazniku, dhe ai i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, fjalën e ka marrë një grua nga salla. Me një entuziazëm të madh dhe me mikrofon në dorë, ajo ka deklaruar prerazi: “Populli është i kënaqur, Partia Socialiste ka punuar!”.

Menjëherë pas kësaj deklarate, salla ka shpërthyer në ovacione, të qeshura dhe reagime të forta të dyanshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat