Presidenti Begaj takohet me Papa Leonin XIV: E ftova të vizitojë Shqipërinë

Shqipëria

Presidenti Begaj takohet me Papa Leonin XIV: E ftova të vizitojë Shqipërinë

Më: 26 maj 2026 Në ora: 10:09
Foto nga takimi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me Papa Leonin XIV.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Begaj ka ndarë momentin e takimit me Atin e Shenjtë, duke shkruar se lidhja e Shqipërisë me Vatikanin ka vlera të mëdha historike, duke shtuar se e ka ftuar të vizitojë Shqipërinë.

“Takimi me Atin e Shenjtë, Papa Leone XIV, është gjithnjë një takim i përzemërt.

Lidhja e Shqipërisë me Selinë e Shenjtë ka vlera të mëdha historike bazuar mbi sakrificë, pasion e shenjtëri.

Vlerësova marrëdhëniet tona dhe e ftova Atin e Shenjtë për të vizituar Shqipërinë”, shkruan Begaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat