Përplasi për vdekje fëmijën 7-vjeçar në Elbasan/ Arrestohet regjisori Petri Bozdo, dëshmia: Isha me shpejtësi të ulët

Shqipëria

Përplasi për vdekje fëmijën 7-vjeçar në Elbasan/ Arrestohet regjisori Petri Bozdo, dëshmia: Isha me shpejtësi të ulët

Më: 26 maj 2026 Në ora: 12:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Regjisori Petri Bozdo është arrestuar pas aksidentit tragjik në Elbasan, ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar.

Në dëshminë e parë dhënë në polici Bozdo mësohet të ketë deklaruar se sipas tij, ai ka qenë me shpejtësi të ulët.

“Kam qenë me shpejtësi të ulët për shkak të kufizuesit të shpejtësisë, ‘policit të shtrirë’ në rrugë. Kam përshëndetur një oficer policie që ndodhej aty. Më pas kam goditur një objekt.

Nuk e kam parë çfarë ka qenë, kam tentuar të devijoj kur ndjej përplasjen. Kur kam dalë kam parë fëmijën”, tha Bozdo në dëshmi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat