Akuza për korrupsion në zgjedhje! Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli paraqitet në GJKKO

Shqipëria

Akuza për korrupsion në zgjedhje! Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli paraqitet në GJKKO

Më: 26 maj 2026 Në ora: 14:13
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO).

Shkreli është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, pasi dyshohet se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit bleu vota për një subjekt politik.

Kujtojmë që Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim në GJKKO dosjen për Shkrelin në fund të tetorit 2025.

Ndaj tij, SPAK ka ngritur akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat