Thirri fqinjën për ndihmë pasi nuk ndihej mirë, gruaja ndërron jetë në prag të derës

Shqipëria

Thirri fqinjën për ndihmë pasi nuk ndihej mirë, gruaja ndërron jetë në prag të derës

Më: 31 maj 2026 Në ora: 09:02
Fotoilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës, ku një e moshuar ka ndërruar jetë në shkaqe që ende po hetohen nga policia dhe ekspertët.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është një grua 84-vjeçare. E moshuara, duke mos u ndjerë mirë, ka njoftuar fqinjën e saj për t’i kërkuar ndihmë.

Por sapo ajo ka shkuar në banesë, e moshuara ka hapur derën dhe ka rënë përtokë, duke ndërruar jetë në oborr.

Edhe pse është njoftuar menjëherë ambulanca, kur ekipi mjekësor ka mbërritur në vendngjarje, e moshuara ka qenë pa shenja jete.

Në banesë kanë shkuar edhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur veprimet e para hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat