Drejtori i Policisë së Shtetit uron fëmijët për 1 Qershorin: Do të jemi pranë jush!

Shqipëria

Drejtori i Policisë së Shtetit uron fëmijët për 1 Qershorin: Do të jemi pranë jush!

Më: 1 qershor 2026 Në ora: 11:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Shtetit, Skënder Hita, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë fëmijët, duke e cilësuar këtë ditë si një kujtesë për të rriturit mbi pastërtinë dhe bukurinë e botës përmes syve të tyre.

Ai siguroi se punonjësit e policisë do të vazhdojnë të jenë pranë fëmijëve si një mbështetje dhe “mik i besuar”, duke i ftuar ata të kërkojnë ndihmë apo këshillë pa hezitim kur kanë nevojë.

Në kuadër të festës, një grup nxënësish nga shkolla 9-vjeçare “1 Maji” u pritën gjithashtu nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ku u zhvillua një takim i ngrohtë.

Fëmijët u uruan për festën dhe morën dhurata të përgatitura posaçërisht për këtë ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat