“Zvërneci” ndez Tiranën/ Tensione në bulevard, protestuesit tentojnë të kalojnë gardhin, policia nis hedhjen e ujit ndaj tyre

Shqipëria

“Zvërneci” ndez Tiranën/ Tensione në bulevard, protestuesit tentojnë të kalojnë gardhin, policia nis hedhjen e ujit ndaj tyre

Më: 3 qershor 2026 Në ora: 18:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Regjistrohen tensionet e para në protestën e qytetarëve, që po mbahet në bulevardin Dëshmorët e Kombit, kundër projektit për Zvërnecin.

Teksa policia vendosi gardh metalik në bulevard, disa qytetarë tentuan të canin gardhin.

Ndërkohë disa protestue të ngelur në anën tjetër të urës së Lanës, tentojnë të bashkohen me turmën.

Nuk dihet nëse protestuesit do të lihen të shkojnë te Kryeministria.

Protestuesit bëjnë thirrje të forta për policinë; hapni rrugën!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat