Asnjë shenjë pendese nga autori i vrasjes dhe plagosjes së dy efektivëve në Maliq, ç’ndodhi gjatë arrestimit dhe transportimit në spital

Shqipëria

Asnjë shenjë pendese nga autori i vrasjes dhe plagosjes së dy efektivëve në Maliq, ç’ndodhi gjatë arrestimit dhe transportimit në spital

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 11:40
E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçellari ka treguar gjakftohtësi të plotë.

Pavarësisht tre plumbave të marrë në dorë dhe bark, jashtë kamerave, personat që e shoqëruan me ambulancë tregojnë se në asnjë moment nuk reagonte apo nuk shfaqje shenja dhimbjeje, raporton korrespondentja e  Top Dhorjela Çule.

Po ashtu, ai nuk ka shfaqur në asnjë moment pendesë.

Para një viti, autori i dyshuar mendohet të ketë dhunuar edhe një shtetas tjetër, duke e tërhequr zvarrë me kalë për më tepër se dy orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat