Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, vritet një person

Shqipëria

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, vritet një person

Më: 8 qershor 2026 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në Kamëz të Shqipërisë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, raportohet se një person ka humbur jetën.

Sipas Top Channel, viktima ishte paraqitur në Spitalin e Traumës në Tiranë, megjithatë nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të marra.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit.

Ndërkohë që një person është i dyshuar nga autoritetet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat