“Tallet me arrogancë, por…”/ Salianji: Rama pretendoi se shqiptarët nuk do të dilnin në protestë, sot s’di ku të futet

Shqipëria

“Tallet me arrogancë, por…”/ Salianji: Rama pretendoi se shqiptarët nuk do të dilnin në protestë, sot s’di ku të futet

Më: 11 qershor 2026 Në ora: 11:28
Ervin Salianji- Edi Rama

Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga një nga fjalimet e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, ku ky i fundit shprehet se shqiptarët nuk do të ngriheshin.

Ndërkohë prej 11 ditësh bulevardi ka qenë i mbushur plot, me protestuesit që kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë së tij.

“Qytetarët shqiptarë tha nuk ngrihen dot. Doli u tall me prepotencë e arrogancë, me një qeverisje të kalbur me korrupsion që u shërben një grushti njerëz.

Shihni sheshin dhe se si qytetarët e bënë të ndjejë thellë protestën e qytetarëve e të mos dinë ku të futen”, ka deklaruar Salianji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat