Pas tubimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mijëra protestues po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës.
Me thirrjet “Rama dorëhiqu”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëria nuk shitet”, qytetarët po dominojnë rrugët e kryeqytetit.
Atmosfera gjatë marshimit paraqitet e tensionuar, por nën mbikëqyrjen e forcave të shumta të policisë, të cilat kanë shtuar masat e sigurisë në pikat kryesore të qytetit.
Protestuesit po mbajnë pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa kërkojnë ndryshime politike dhe mbajtjen e përgjegjësisë nga drejtuesit e institucioneve shtetërore.
Marshimi po zhvillohet në disa nga akset kryesore të Tiranës, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe kalimtarëve të shumtë.