“Rama e ka gjithë qeverinë në burg, akoma do pushtetin”, e moshuara shpreh revoltën në nisje të protestës: Kryeministri sillet si rrugaç!
Ka nisur protesta e 14-të masive radhazi e qytetarëve shqiptarë në kryeqytet. Protestuesit janë grumbulluar fillimisht në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të nisin marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë, ku zhvillohet edhe tubimi kryesor.
Në mesin e pjesëmarrësve të shumtë, vështirësitë ekonomike dhe revolta ndaj qeverisjes janë shfaqur hapur.
E pyetur nga mikrofoni i News24, një grua e moshuar ka treguar me detaje gjendjen e vështirë me të cilën përballen pensionistët sot në Shqipëri, duke lëshuar edhe akuza të forta ndaj kryeministrit.
“Ka shumë varfëri në Shqipëri, pensionet janë të ulëta. Unë kam marrë 64 mijë lekë, tani e kam 100 mijë, ndërsa vetëm ilaçet më shkojnë 150 mijë lekë. Edhe një kafe nuk e pi dot me pensionin tim. Gjithë qeverinë e ka në burg dhe ai akoma kërkon e do pushtetin. Nuk sillet si burrë në konferenca, vetëm një rrugaç sillet në atë mënyrë”, u shpreh e moshuara e revoltuar.
“Shqipëri e re”/ Protesta e 14-të në kryeqytet, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve për zhvillimin e protestës së 14-të në radhë.
Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Ditën e sotme pritet një numër më i madh protestuesish, pasi është thirrur për herë të dytë protestë kombëtare.
Si zakonisht, pas qëndrimit para Kryeministrisë, protestuesit pritet të marshojnë nëpër rrugët e qytetit, siç kanë bërë edhe ditët e kaluara.
Pas rrethimit prej hekuri, banorët e Rrjollit shembin edhe gardhin me tela me gjemba
Pas rrethimit prej hekuri, banorët e Rrjollit kanë arritur të heqin edhe gardhin me tela me gjemba, me të cilin janë rrethuar pronat e tyre për ndërtimin e një resorti luksoz.
Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët kanë arritur ta rrëzojnë në tokë gardhin thuajse nga të gjitha anët dhe të futën në kantier, ku ka nisur ndërtimi.
Më herët qytetarët arritën të rrëzonin edhe gardhin prej hekuri pavarësisht tentativave të policisë për t’i ndaluar.
Pamje nga vendi i ngjarjes
Kujtojmë se prej afro një viti, banorët e zonës kanë ngritur akuza se një ish-zyrtar i Kadastrës së Shkodrës ka ndryshuar dokumentacionin e pronësisë, duke tjetërsuar certifikatat dhe më pas duke ia kaluar truallin investitorit që po zhvillon projektin për resort në vijën bregdetare të Velipojës.
Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll, një protestues i lënduar! Merret nga ambulanca
Një protestues ka mbetur i lënduar gjatë protestës në Rrjoll kundër ndërtimit të resortit luksoz nga botuesi dhe ndërtuesi Bashkim Ulaj.
Protestuesi ka pësuar një lëndim në këmbë gjatë momentit të përplasjes ndërsa hiqej rrethimi i kantierit të ndërtimit.
Protestuesi është marrë nga ambulanca për t’i dhënë ndihmë mjekësore.
Ai nuk ka rrezik sa i takon gjendjes shëndetësore.
Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë dhe shembin rrethimin me hekura
Tensione në protestën e Rrjollit në Velipojë. Banorët janë përplasur me policinë në vendin ku po ndërtohet resorti turistik, projekt të cilin ata e kundërshtojnë.
Pasi janë përplasur me policinë, banorët kanë hequr një pjesë të rrethimit me kangjella.
Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, banorët kanë lëshuar thirrje kundër klasës politike në vend.
Protestuesit kanë tentuar po ashtu të bllokojnë makineritë që punojnë për ndërtimin e resortit, ndërsa policia po tenton që t’i largojë prej aty.
Mes tensioneve, banorët kanë lëshuar thirrje edhe përmes pankartave; “Jemi fëmijët e Rrjollit, toka nuk preket!”.