Ambasada Amerikane në Tiranë uron Donald Trump për ditëlindje: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

Shqipëria

Ambasada Amerikane në Tiranë uron Donald Trump për ditëlindje: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

Më: 14 qershor 2026 Në ora: 18:09
Donald Trump

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka uruar presidentin amerikan dhe njëherësh Presidentin e 45-të dhe të 47-të të Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, me rastin e ditëlindjes së tij.

Në një mesazh publik, ambasada vlerëson figurën e Trump si një “patriot të palodhur”, i cili sipas deklaratës “lufton çdo ditë për vendin që do, për njerëzit të cilëve u shërben dhe për Ëndrrën Amerikane”.

“Gëzuar ditëlindjen Presidentit të 45-të dhe të 47-të të Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump.

Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do, për njerëzit të cilëve u shërben dhe për Ëndrrën Amerikane”, thuhet në urimin e publikuar, krahas një fotoje të Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat