Aksident i rëndë në aksin e vjetër Fier–Vlorë, “BMW” përplaset me kamionçinën, plagoset pasagjeri

Shqipëria

Aksident i rëndë në aksin e vjetër Fier–Vlorë, “BMW” përplaset me kamionçinën, plagoset pasagjeri

Më: 10 korrik 2026 Në ora: 19:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier–Vlorë, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, ku janë përplasur një automjet tip “BMW” dhe një kamionçinë e ngarkuar me ushqim për bagëti.

Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni bën me dije se si pasojë e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur pasagjeri që udhëtonte në kamionçinë i cili është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ndërsa po punojnë edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat