“Dha për koncert 4.2 mln euro nga fondi i emergjencës”/ Shpërthen aktivisti: Edi Rama je një xhepist, vjedh edhe lekët e fundit të fukarait për bukë

Shqipëria

“Dha për koncert 4.2 mln euro nga fondi i emergjencës”/ Shpërthen aktivisti: Edi Rama je një xhepist, vjedh edhe lekët e fundit të fukarait për bukë

Më: 11 korrik 2026 Në ora: 21:20
Pamje nga protesta

Njëzëri shqiptarët në sheshin përpara Kryeministrisë kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Me mijëra janë arsyet që rendisin kundër kësaj qeverie të korruptuar, dhe kryeministrit Edi Rama dhe që e akuzojnë se punon kundër shqiptarëve.

Një aktivist teksa mori fjalën u shpreh se pas dhënies 4 mln euro nga fondi emergjent për Kanye West, Rama duhet të quhet “xhepist”.

“Na sjell këtu me para nga fondi emergjencës një neonazist. A e dini si ngjan, a e dëgjove se çfarë mungon në këtë vend?

Në shumë mund të vidhen por ti je si xhepisti i autobusëve që i vjedh fukarait lekët e fundit që ka për bukë. Edi Rama o xhepist. Edi Rama o xhepist.”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat