Humb kontrollin e makinës në autostradën Laç-Mamurras, përplas disa automjete të parkuara dhe dëmton një pikë karburanti

Shqipëria

Humb kontrollin e makinës në autostradën Laç-Mamurras, përplas disa automjete të parkuara dhe dëmton një pikë karburanti

Më: 13 korrik 2026 Në ora: 08:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në autostradën Laç-Mamurras, ku një automjet ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me disa mjete të parkuara pranë një pike karburanti.

Si pasojë, drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka goditur disa makina të parkuara pranë karburantit, ndërsa nga përplasja janë dëmtuar edhe distributorët e pikës së furnizimit.

Drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat