Deputetët e PD bllokojnë Foltoren, nuk lejojnë Maznikun të prezantojë raportin për Territorialen! Ndërpritet seanca

Shqipëria

Deputetët e PD bllokojnë Foltoren, nuk lejojnë Maznikun të prezantojë raportin për Territorialen! Ndërpritet seanca

Më: 23 korrik 2026 Në ora: 13:09
Fotoilustrim

Tensione janë shënuar gjatë seancës plenare në Kuvend. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar Foltoren duke mos lejuar që Arbjan Mazniku të prezantonte raportin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale.

Kjo ndodhi menjëherë pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi deklaroi nisjen e prezantimit të raporteve përkatëse nga socialisti Arbjan Mazniku dhe më pas i PD-së Luçiano Boçi për reformën.

Për të mos lejuar Maznikun të flasë, deputetët demokratë u ngritën dhe bllokuan Foltoren.

Peleshi më pas vendosi ndërprerjen e seancës për 5 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat