Nis procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut në GJKKO, i pandehuri refuzon të marrë pjesë në seancë

Shqipëria

Nis procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut në GJKKO, i pandehuri refuzon të marrë pjesë në seancë

Më: 28 korrik 2026 Në ora: 10:40
Foto nga seanca

Ka nisur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Laert Haxhiu ka paraqitur një deklaratë me shkrim, përmes së cilës njofton gjykatën se nuk dëshiron të marrë pjesë në procesin gjyqësor.

Megjithatë, ai ka bërë të ditur se pranon të përfaqësohet nga avokatët e tij mbrojtës, Detar Hysi dhe Dritan Jahaj. Gjykata bëri me dije se procesi ndodhet në fazën e marrjes në pyetje të dëshmitarëve.

Në seancën e sotme janë paraqitur gjithsej 12 dëshmitarë, të cilët pritet të dëshmojnë në kuadër të shqyrtimit gjyqësor ndaj të pandehurit.

Procesi vijon me administrimin e provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve të thirrur nga gjykata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat