Rezistencë, vendosmëri! Revolta e 59 kundër klasës politike, shqiptarët nuk ndalen: Rama n’burg, Berisha n’burg!

Shqipëria

Rezistencë, vendosmëri! Revolta e 59 kundër klasës politike, shqiptarët nuk ndalen: Rama n’burg, Berisha n’burg!

Më: 28 korrik 2026 Në ora: 21:50
Pamje nga protesta

Me thirrjet “Arrestoni Ramën”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”, ka vijuar marshimi në rrugët e Tiranës.

Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit. Prej 59 ditësh protesta nuk ka ndalur kundër të gjithë klasës politikë.

Gjithashtu në marshim jehuan thirrjet:

“Shqipëria kërkon Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Parlament analfabet”, “PD-PS këlysha komunistësh”.

Vendi është përfshirë nga një protestë që ka treguar qëndrueshmëri, rezistencë, vendosmëri në kërkesën e saj për ndryshimin, largimin e kastës së korruptuar politike dhe dorëheqjen e Ramës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat