Radhë kilometrike në Pikën Kufitare të Morinit.
Radha është krijuar në kahun për të hyrë në territorin e Kosovës.
Siç raporton korrespondenti Bekim Lekica, pala e Kosovës po punon me procedurë standarde në kontrollin e automjeteve me targa të huaja.
Në këto ditë të para të gushtit shënohet numri më i lartë i ardhjes së diasporës në Kosovë. Radhët kanë arritur afër 10 kilometra, pritjet shkojnë deri në një orë për të kaluar përtej kufirit.