U aksidentua rëndë nga një autobus në aksin Delvinë-Sarandë, ndërron jetë 65-vjeçari

Shqipëria

U aksidentua rëndë nga një autobus në aksin Delvinë-Sarandë, ndërron jetë 65-vjeçari

Më: 12 gusht 2026 Në ora: 16:04
Fotoilustrim

Ka ndërruar jetë Agim Vocka, 65-vjeçari nga Bajkaj, i cili u aksidentua rëndë paraditen e djeshme në aksin nacional Delvinë–Sarandë.

65-vjeçari u godit nga një autobus pranë kthesës së fshatit Bajkaj. Pas aksidentit, ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku u konstatua se kishte pësuar traumë të rëndë në kokë.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, u vendos transportimi i tij me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, Agim Vocka nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat