Pankartat nga protesta e 89-të, mesazhe për arrestimin e Agasit: Tërhiq këmbën zvarrë, Balluku prangat i ka gati! Kështu do përfundoni nëse i jepni besën Ramës!

Shqipëria

Pankartat nga protesta e 89-të, mesazhe për arrestimin e Agasit: Tërhiq këmbën zvarrë, Balluku prangat i ka gati! Kështu do përfundoni nëse i jepni besën Ramës!

Më: 27 gusht 2026 Në ora: 19:52
Pankarta nga protesta

Në protestën e 89-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë sjellë në shesh pankarta me mesazhe ironike ndaj qeverisë, ndërsa në fokus është vendosur edhe arrestimi i Ergys Agasit.

Pankartat e protestuesve përcjellin mesazhe kundër korrupsionit, ndërsa një pjesë e tyre i referohen edhe SPAK-ut dhe zhvillimeve të fundit.

Ndër pankartat e shfaqura në shesh janë: “Asnjë pasqyrë digjitale nuk e fsheh dot vjedhjen reale, SPAK u zgjua nga letargjia, sot dridhet Kryeministria!”

“Kështu ju gjen po ia dhatë ‘Besën’ Ramës, Agasi shkoi në pranga prej korrupsionit e dramës!”, “Ergys Agasi, Rama ta rrasi! Tërhiq pak këmbën zvarrë, se Balluku prangat i ka gati.”

Ndërkohë, një tjetër pankartë shënon numrin e ditëve të protestës: “89, edhe një ditë dëshmi.”

Image
Pankarta nga protesta
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat