Protestuesja nga Vjena thirrje nga Bulevardi: Zgjohu, Shqipëri! Mos u dorëzoni, vazhdoni për një vend më të mirë!

Shqipëria

Protestuesja nga Vjena thirrje nga Bulevardi: Zgjohu, Shqipëri! Mos u dorëzoni, vazhdoni për një vend më të mirë!

Më: 28 gusht 2026 Në ora: 08:20 Përditësuar në ora: 20:42 më 28.08.2026
Pamje nga protesta

Zgjohu, Shqipëri! Mos u dorëzoni, vazhdoni për një vend më të mirë!

Një protestuese, shqiptare që jeton në Vjenë, teksa iu bashkua mesazheve të mbështetjes për protestën, u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të vijojnë qëndresën dhe të mos dorëzohen në përpjekjet për një vend më të mirë.

Në fjalën e saj, ajo theksoi se, pavarësisht dallimeve mes njerëzve, është e rëndësishme që qytetarët të qëndrojnë të bashkuar dhe të kapërcejnë çdo përçarje. Protestuesja bëri gjithashtu thirrje që qytetarët në Shqipëri të vazhdojnë protestën dhe të mos heqin dorë nga qëndrimi i tyre.

“Zgjohuni, Shqipëri! Për një vend më të mirë. Edhe pse jemi ndryshe nga njëri-tjetri, edhe në familje ka zënka. Shpresoj t’i kalojmë.

Vazhdoni, ju lutem. Mos u dorëzoni! Ne nga Vjena vazhdojmë çdo të diel. Ju përshëndesim çdo fundjavë prej andej. Rroftë Shqipëria!”, pohoi protestuesja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat