RENEA zbarkon në Korçë/ Aksioni për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë

Shqipëria

RENEA zbarkon në Korçë/ Aksioni për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë

Më: 29 gusht 2026 Në ora: 08:53
Fotoilustrim

RENEA ka zbarkuar në Korçë për një operacion.

Aksioni po zhvillohet për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë. 

Sipas të dhënave, mësohet se policia kishte informacione se në një pallat në qytet mund të fshihej një person i cili është dënuar me 18 vite burgim për vrasje.

Pas kontrolleve, nuk është mundur dot të gjendet personi ndërsa mësohet se do të vijojnë kontrolle të tjera në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat