Prezantohej si këshilltare e Ramës për tërmetin, Ina Çekaj: U konfliktova me Artur Bushi dhe ai më vuri gjobë 13 mijë euro!

Shqipëria

Prezantohej si këshilltare e Ramës për tërmetin, Ina Çekaj: U konfliktova me Artur Bushi dhe ai më vuri gjobë 13 mijë euro!

Më: 1 shtator 2026 Në ora: 18:28
Ina Çekaj

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Ina Çekaj, e cila u arrestua pak ditë më parë nga policia për akuzën e “Mashtrimit financiar më shumë se një herë” dhe “Falsifikimit të dokumentave” për qëllim përfitimi.

Rezulton se Ina Çekaj, para disa vitesh ka punuar si gazetare pranë një emisioni televiziv, ku në fokus kishte zbulimin e njerëzve të humbur në Shqipëri.

Kërkesa për mbylljen në burg të Ina Çekaj, është bërë nga prokurorja e çështjes, Mirela Kapo, e cila i shpjegoi gjyqtares se e arrestuara kishte ngritur një skemë mashtrimi tek banorët e dëmtuar nga tërmeti i Nëntorit 2019 në Fushë-Krujë.

Sipas akuzës Çekaj mekanizmin e mashtrimit e kishte ngritur duke u prezantuar si këshilltare e kryeministrit Edi Rama dhe se ai e kishte vendosur në krye të projektit “La Mama” të ngritur posaçërisht prej tij, për të kompensuar financiarisht familjet e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019.

Në këmbim të “ndihmës” Ina Çekaj, i kërkonte çdo banori që kërkonte kompensim shuma financiare që varionin nga 5 mijë deri në 10 mijë euro.

Për të bindur qytetarët se ajo ishte vërtet këshilltare e Ramës, ajo u shpërndante atyre disa kartëvizita të falsifikuara dhe dokumenta të tjera falso.

Njëherësh në profilet e saj në rrjetet sociale, Ina Çekaj, postonte duke shpërndarë çdo status që publikonte në FB kryeministri i vendit, Edi Rama.

Duke përdorur këtë mekanizëm, Ina Çekaj, ka arritur të mashtrojë dhjetëra banorë të Fushë-Krujës dhe Laçit.

Por disa prej tyre kanë mundur ta kuptojnë mashtrimin dhe i janë drejtuar policisë së Fushë-Krujës, duke depozituar kallëzim penal.

Hetimet e kryera nga policia zbuluan se Ina Çekaj, kishte kryer vetëm mashtrime, pasi nuk ishte pjesë e kabinetit të Edi Ramës dhe asnjë projekti qeverisës, siç ajo prezantohej.Nisur nga kjo situatë, policia ka arrestuar Ina Çekaj dhe të hënën Gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Çekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat