BKH-ja harton grupet kriminale, sektori i ri me 10 hetues krijon databazën e pavarur për organizatat kriminale

Shqipëria

BKH-ja harton grupet kriminale, sektori i ri me 10 hetues krijon databazën e pavarur për organizatat kriminale

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 15:33
Fotoilustrim

Cilat janë grupet kriminale dhe cilët janë anëtarët e tyre? Kësaj pyetjeje dhe shumë të tjerave rreth pasurive të organizatave dhe aktivitetit të tyre, do t’i japë përgjigje Byroja Kombëtare e Hetimit, që bazuar në informacionet e kërkuara nga të gjitha agjencitë, përfshi edhe shërbimin sekret vendas, po bën hartën e krimit të organizuar në Shqipëri.

Zyrtarisht ju tha Top Channel se të dhënat që do të përfshihen në një databazë të posaçme dhe të pavarur nga çdo institucion tjetër, por mblidhen nga Sektori i Analizës dhe Vlerësimit të Informacionit Kriminal, i hapur së fundmi në BKH.

Në këtë strukturë të re janë angazhuar dhjetë hetues të FBI Shqipëtari që përpunojnë informacionin kriminal duke ndërvepruar jo vetëm me prokurorët e SPAK, por edhe me agjencitë e huaja. Kjo strukturë përpunon edhe të dhënat dhe analizon edhe të dhënat e enkriptuara nga aplikacionet si Enchro Chat dhe Sky ECC.

Këto të dhëna që grumbullohen rreth anëtarëve të grupeve, veprimtarisë së tyre në kriminalitetin vendas dhe ndërkombëtar janë sekrete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat