Flakët në Panaja djegin një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, vatër aktive zjarri edhe në Selenicë

Shqipëria

Flakët në Panaja djegin një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, vatër aktive zjarri edhe në Selenicë

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 13:24
Flakët në Panaja

Një tjetër vatër zjarri është aktive në zonën e Kriporës, në afërsi të fshatit Panaja.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, kryesisht me bimësi të ulët dhe shkurre, ndërsa situata vijon të jetë e rënduar.

Në terren ndodhen shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Për momentin, vatra vijon të jetë aktive, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve në këtë zonë po vazhdon.

Nga ana tjetër, një tjetër vatër zjarri është aktive në kodrat e fshatit Kot, në bashkinë Selenicë.

Flakët vijojnë të përparojnë në terren, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe sipërfaqe me ullishte. Era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen.

Pamjet nga terreni tregojnë se zjarri vijon të jetë aktiv dhe i dukshëm nga distanca.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit e Selenicës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat