Zjarri përfshin shkurret pranë Taroninës në Gjirokastër, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve parandalon përhapjen

Shqipëria

Zjarri përfshin shkurret pranë Taroninës në Gjirokastër, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve parandalon përhapjen

Më: 12 shtator 2026 Në ora: 15:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Një vatër zjarri në Njësinë Administrative Cepo, në afërsi të fshatit Taroninë.

Menjëherë në vendngjarje u nis grupi i patrullimit që ndodhej në këtë njësi administrative.

Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua se zjarri kishte rënë në shkurre.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe në kohë të shërbimit zjarrfikës, u bë e mundur vënia në kontroll dhe fikja e plotë e zjarrit në një kohë të shkurtër, duke parandaluar përhapjen e tij dhe marrjen e përmasave më të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat