Xhixho alarm për qiratë stratosferike: Ndërtimi po pastron paratë me bekimin e qeverisë

Shqipëria

Xhixho alarm për qiratë stratosferike: Ndërtimi po pastron paratë me bekimin e qeverisë

Më: 20 shtator 2026 Në ora: 12:08
Erisa Xhixho

Erisa Xhixho, ka denoncuar ashpër krizën e strehimit dhe çmimet stratosferike të qirave në Tiranë, duke akuzuar qeverinë se po lejon kthimin e sektorit të ndërtimit në një "lavatriçe" gjigante për pastrimin e parave të krimit e korrupsionit në dëm të ekonomisë dhe familjeve shqiptare.

Postimi:

Ndërsa Shqipëria betonizohet, mijëra familje nuk ia dalin dot të paguajnë qiranë.

Çmimet janë të papërballueshme:

Astir – 665 euro

 Zogu i Zi – 900 euro

Rr. e Elbasanit – 1,250 euro

Myslym Shyri – 1,400 euro, etj.

Nga ana tjetër, ndërtimi është kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit.

Sipërfaqja e dhënë për ndërtim është gati 4 herë më e madhe se ajo e deklaruar zyrtarisht. Pse fshihet kjo shifër? Kush po ndërton? Kush po blen? Nga vijnë paratë?

Sipas Eurostat, ndërtimi është 12.6% e PBB-së së Shqipërisë. Në BE, më pak se 5%.

Ekspertët thonë me të drejtë se, kur ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme zënë më shumë se 10% të PBB-së dhe zgjerohen më shpejt se ekonomia në tërësi, kjo tregon një çekuilibër strukturor në ekonomi. Goditet, pra, struktura ekonomike.

Po ndërsa kullat shtohen, çmimet rriten dhe shqiptarët mbeten pa shtëpi.

Një familjeje me të ardhura mesatare i duhen rreth 60 vite për të blerë një shtëpi. Çmimet janë rritur të paktën 30% në gjashtë muaj.

Dhe ndërkohë?

Mbi 50 mijë apartamente në Tiranë janë bosh. Për kë ndërtohet dhe kush po blen?

Ndërkohë, Kryeministri Rama e pranon vetë, në podcastin/show-n e radhës, se tashmë dihet që pastrohen para në ndërtim.

Skandal! Në vend që ta trajtojë këtë shqetësim si alarm kombëtar, e quan fenomen të ekonomive me rritje të shpejtë.

Kur kullat ngrihen me paratë e krimit, kjo nuk është rritje ekonomike, është pastrim parash me bekimin e qeverisë. Një fenomen që godet ekonominë e ndershme, konkurrencën dhe kriminalizon ekonominë dhe shoqërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat