Zjarr në vendgrumbllimin e mbetjeve në fshatin Halilaj/ Fushë-Krujë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Shqipëria

Zjarr në vendgrumbllimin e mbetjeve në fshatin Halilaj/ Fushë-Krujë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Më: 20 shtator 2026 Në ora: 13:35
Zjarr në vendgrumbllimin e mbetjeve në fshatin Halilaj

Në vendgrumbullimin e mbetjeve në fshatin Halilaj, në mesditën e sotme ka rënë zjarr.

Ky është një fenomen i përsëritur gjatë kësaj periudhe, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Menjëherë, zjarrfikësit e Krujës kanë mbërritur pranë zonës së zjarrit për të izoluar flakët.

Vendgrumbullimi i mbetjeve ndodhet pranë banesave në fshatin Halilaj dhe përbën problem për banorët, për shkak të ndotjes së shkaktuar nga mbetjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat