“Ramën e braktisën në SHBA, asnjë takim”- Arben Kola: Vlora Hyseni spiunazh kundër NATO-s!

Shqipëria

“Ramën e braktisën në SHBA, asnjë takim”- Arben Kola: Vlora Hyseni spiunazh kundër NATO-s!

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 19:13
Arben Kola

Vijoi edhe sot protesta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës.

Në nisje të marshimit drejt Kryeministrisë nga grumbullimi te sheshi Skënderbej, aktivisti Arben Kola u shpreh për News 24, se kryeministri Rama nuk ka më asnjë justifikim për të qëndruar në detyrë pas skandalit Vlora Hyseni.

Ai u kërkoi SPAK dhe BKH të veprojnë dhe të nisin procedurat për arrestimin e tij.

Arben Kola: Java e OKB në Nju Jork. I vetmi që del bosh është Ramoviçi. Të vetmit që ka takuar ish sigurimsa që kanë kryer krime ndaj shqiptarëve gjatë regjimit, shokët e Olsi Ramës që merren me drogë, disa oligartë. Asnjë lider i shteteve të tjera. Shkoi dhe erdhi si karafil.

Bota ia ka hequr fishën. Amerika e ka braktisur. Bashkë me Ramën edhe kryetari i opozitës nuk e priti asnjë lider me rëndësi. Politika amerikane e mashtruar në 30 e ca vjet nga dyshja Rama Berisha janë të braktisur dhe nuk kanë çfarë japin popullin shqiptar. Edhe ajo konferenca në Rinas ishte një lloj për të shpëqëndruar. Nuk ka asgjë që e shpërqëndron vëmendjen. Aq më tepër nga krimi me shërbimi sekret, në vendet e NATO po flitet për skandalin e Vlora Hysenin, ka bërë spiunazh kundër vendeve anëtare të NATO-s.

SPAK dhe BKH i kanë ardhur në ndihmë vendeve partnere. Kanë vite që incizojnë qeverinë e Ramoviç. Ju e dini sa dëm i kanë shkaktuar përmes call center si Gjermania, Spanja. Edhe me sekretet e shitura nga Vlora Hyseni, Ramoviç nuk ka asnjë lloj justifikimi. Mashtrimet e tij nuk i ha askush. Zgjidhja e vetme të shporret ose të arrestohet nga SPAK dhe BKH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat