Nën hetim për abuzime me tenderat, Balluku shkon në SPAK

Shqipëria

Nën hetim për abuzime me tenderat, Balluku shkon në SPAK

Më: 20 tetor 2026 Në ora: 09:00
Belinda Balluku

Ish-zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Deri më tani nuk ka detaje të tjera lidhur me arsyen e paraqitjes së saj apo nëse ajo është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

Balluku ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të zhvillimeve të lidhura me hetimet e SPAK-ut ndaj saj.

Pritet që në vijim të ketë më shumë informacione lidhur me këtë paraqitje dhe zhvillimet e mundshme në çështjen që po trajtohet nga organet e drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat