Vrau dy vëllezërit në Kamëz dhe plagosi të tretin, Gjykata vendos për ushtarakun, zbardhen pretendimet

Shqipëria

Vrau dy vëllezërit në Kamëz dhe plagosi të tretin, Gjykata vendos për ushtarakun, zbardhen pretendimet

Më: 21 tetor 2026 Në ora: 12:10
Ngushëllim Manzi

Gjykata Penale ka lënë në burg Ngushëllim Manzin, autorin e vrasjes së dy vëllezërve Selam dhe Nazmi Islamaj, 30 dhe 48 vjeç, ndërsa la të plagosur vëllain e tretë, Shefqet Islamaj, 44 vjeç.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se gjatë seancës, avokati i autorit, i cili ishte punonjës i Policisë Ushtarake, ka deklaruar se gjatë konfliktit që nisi mes tyre, të cilët ishin fqinj, vëllezërit kanë dhunuar barbarisht autorin dhe prindërit e tij.

Sherri mes tyre ka nisur për kalimin e një betoniereje.

Pasi në banesën e tre vëllezërve po kryheshin punime në pjesën e murit rrethues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat