Deputetja e PD, Ina Zhupa nga sheshi para Universitetit Politeknik, duke iu referuar revoltës studentore, u shpreh se rinia ka gjetur mënyrën e vetme për të mos lejuar të shkatërrohet Shqipëria nga Edi Rama.
“Mbasi u tha që nuk dini të lidhni shtatë fjalë, i fton për dialog. Po përdor 100 mënyra për të shkatërruar protestën.
Ndërsa rinia ka gjetur mënyrën e vetme për të mos lejuar të shkatërrohet Shqipëria nga Edi Rama”, shprehet deputetja demokrate.
Ajo ftoi qytetarët t’i bashkohen kësaj proteste historike për largimin dhe rrëzimin, sipas saj, të një regjimi që po i merr frymën Shqipërisë.