“Rama ka mbetur vetëm me karrigen e tij, po e çon Shqipërinë drejt përplasjes”/ Ervin Salianji: Shteti nuk është mburoja e tij, jep dorëheqjen

Shqipëria

“Rama ka mbetur vetëm me karrigen e tij, po e çon Shqipërinë drejt përplasjes”/ Ervin Salianji: Shteti nuk është mburoja e tij, jep dorëheqjen

Më: 21 tetor 2026 Në ora: 13:29
Rama, Salianji

Ervin Salianji ka reaguar për protestat që po zhvillohen në vend, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në një reagim në rrjete sociale,  ai shprehet se qeveria është përballë pakënaqësisë së gjerë të shumë kategorive shoqërore dhe akuzon kryeministrin se po e çon vendin drejt përplasjes për të mbajtur pushtetin.

Salianji rendit studentët, pedagogët, gjimnazistët, mjekët, infermierët, mësuesit, fermerët, minatorët, naftëtarët, pensionistët, punëtorët, sipërmarrësit, artistët, gazetarët dhe të rinjtë mes grupeve që, sipas tij, kundërshtojnë qeverisjen e Ramës.

Ai gjithashtu nënvizon se pakënaqësia përfshin edhe punonjës të policisë, duke ngritur akuza lidhur me mosdhënien e një shume prej 2,500 eurosh.

Sipas Salianjit, problemi nuk qëndron te qytetarët që protestojnë, por te mënyra se si qeveris kryeministri dhe te abuzimet që ai i atribuon qeverisjes së tij ndër vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat