Detaje të tjera bëhen me dije nga grabitja e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë paraditen e së hënës.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se autori ka hyrë i maskuar me një pjesë si tip shalli. Ai i ka vënë armën në kokë arkëtares, e cila i ka dhënë lëkët. Më pas, tek dera i ka drejtuar armën edhe rojës së bankës që të mos bëjë lëvizje.
Më pas ka dalë jashtë dhe ka ikur me një monopatinë drejt stadiumit Dinamo.
Njoftimi i policise:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.