Veliaj shkruan letrën e dëshirave

Shqipëria

Veliaj shkruan letrën e dëshirave

Më: 6 nëntor 2026 Në ora: 18:45
Erion Veliaj

I tërbuar thjesht se u transferua nga një paraburgim në tjetrin, Erion Veliaj sajon një furtunë mediatike për shkelje rregullash, reshjet e së cilës përfshinë edhe Toni Gogun, i cili shkon ta shohë.

Pasi ky largohet, Veliaj shfrytëzon rastin më të mirë për të, ulet dhe shkruan skenarin e një seriali televiziv me tri mesazhe, që ai do të donte vërtet t’ia kishte sjellë Toni.

Janë tri pika skenari, që e viktimizojnë maksimalisht, një fantazi e pastër për të heroizuar vetveten.

Ik ti e sill Arbrin, hiq Plarentin dhe prano Flamingot; Kjo është lista e dëshirave të Veliajt, për të qenë në qendër të vëmendjes, fantazi e një narcisti egocentrik, që mendon se bota rrotullohet vetëm përreth tij.

Nga i akuzuar për korrupsion ëndërron të bëhet akuzues politik.

Veliaj ëndërron që Rama të merret me të gjithë ditën deri në detaje; kë takon, çfarë ha e pi, si vishet, si sillet.

Por nuk duket se ka ndonjë logjikë normale që Rama mendon për të këto ditë protestash, e as ta ketë menduar që Veliaj është ndonjë pengesë për të, e jo më t’i kërkojë atij ndonjë shërbim.

Aq më pak t’i ketë dërguar ato tri pikat pa lidhje: hiqu ti e sill Arbrin, hiq Plarentin e bëhu Flamingo.

Në kushtet që Rama është tani, Erjoni nuk duket asgjë më tepër sesa një mushkonjë që pickon në qafë për të tërhequr vëmendjen.

Në luftën e tij të vogël me ambalazh të rëndë, Veliaj kafshoi dorën e Tonit dhe iu turr Ramës.

Një Don Kishot që lufton me mullinjtë e erës. Një skenar intrigues për një serial televiziv.

Pastori dhe Djalli. Ai që dikur e martoi, tani vjen ta shkatërrojë. Dikur dasma në kala plot miq, dhe tani oferta në mesnatë i vetmuar. Një film interesant. Si do të shkojë më tej?

E premte e zezë. Diku u gjet një copë letër dhe një penë dhe u skicua rruga drejt lavdisë.

Kështu do ta donte Erioni, që të ishte ngjarja vërtet, sikur ëndrrat të bëheshin realitet.

Një fantazi tipike e një kryebashkiaku të mbyllur në qeli nën dyshime për korrupsion, që përpëlitet për të shpëtuar kokën përmes politizimit të gjithçkaje përreth tij.

Letrat e dyta të tij bazohen mbi të parën, që e fantazoi dhe e shkroi po vetë. Seriali vazhdon...

Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat