Gaz lotsjellës pranë Ministrisë së Brendshme, kapsulat e përdorura në protestë ngrenë pikëpyetje për skadencën
Pamjet e siguruara nga zona pranë Ministrisë së Brendshme tregojnë një situatë të rënduar nga prania e gazit lotsjellës, i cili ka mbuluar zonën gjatë përplasjes mes protestuesve dhe policisë.
Edhe pse protestuesit po tërhiqeshin, policia ka përdorur sërish gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën.
Ndërkohë, në trotuar janë vërejtur kapsula të gazit lotsjellës, të cilat, sipas pamjeve, nuk kishin të shënuar datën e skadencës.
Kjo ka ngritur pikëpyetje lidhur me afatin e përdorimit të tyre, megjithëse vetëm pamjet nuk mjaftojnë për të përcaktuar nëse kapsulat ishin të skaduara.