Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u kap duke lëvizur i armatosur me një pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, të cilat i posedonte pa leje.
Ngjarja është regjistruar në rrugën e fshatit Allgjatë, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndërhynë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se një person po lëvizte i armatosur.
Gjatë operacionit të koduar “Guns 3”, policia ndaloi dhe arrestoi në flagrancë 17-vjeçarin, banues në Vaqarr.
Gjatë kontrollit, atij iu gjet një armë zjarri e dyshuar pushkë gjysmëautomatike, si dhe 140 fishekë luftarakë.
Materialet për rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.