Kontrolle në burgun e Fierit, ja çfarë u zbulua

Shqipëria

Kontrolle në burgun e Fierit, ja çfarë u zbulua

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 15:56
Fotoilustrim

Kontrolle janë zhvilluar në ambientet e burgut të Fierit nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Gjatë kontrolleve, në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit janë gjetur doza të dyshuara si lëndë narkotike e llojit hashash.

Ende nuk ka detaje të plota lidhur me sasinë e lëndës narkotike të gjetur, vendin ku u zbuluan dozat apo personat që mund të jenë të përfshirë.

Pranë rastit pritet të kryhen verifikime të mëtejshme për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat