Gogu prezanton zëvendësministren e re të Drejtësisë, Nadia Peto

Shqipëria

Gogu prezanton zëvendësministren e re të Drejtësisë, Nadia Peto

Nga: A.M. Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 19:42
Nadia Peto

Ministri i Drejtësisë i Shqipërisë, Toni Gogu, ka prezantuar Nadia Peton si zëvendësministre të re në këtë dikaster, duke bërë të ditur se ajo do të ketë përgjegjësinë për bashkërendimin e punës lidhur me Kapitullin 23 të negociatave me Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në Facebook, Gogu e ka mirëpritur Peton në ekip, duke theksuar se ajo e ka nisur menjëherë punën me një takim me përfaqësues të Komisionit Evropian.

Takimi kishte në fokus hapat drejt përmbushjes së piketave përmbyllëse të Kapitullit 23, i cili përfshin çështjet që lidhen me gjyqësorin dhe të drejtat themelore.

Ministri ka shprehur gjithashtu mirënjohje për Tedi Dobin, për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tij në punën e Ministrisë së Drejtësisë.

Në fund, Gogu i ka uruar suksese zëvendësministres së re, duke theksuar se synimi mbetet ndërtimi i një sistemi të drejtësisë që u shërben më mirë qytetarëve, në kuadër të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat