Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti shtetas i huaj

Shqipëria

Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti shtetas i huaj

Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 09:30
Fotoilustrim

Është konfirmuar një rast me malarie në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një shtetas të huaj, i cili është diagnostikuar me këtë sëmundje dhe aktualisht ndodhet i izoluar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive.

Sipas raportimeve të Top Channel, pacienti është nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtimin përkatës. Ndërkohë, dyshohet edhe për një rast tjetër, por ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për të.

Rasti i konfirmuar ka rikthyer vëmendjen te malaria, një sëmundje infektive që prej dekadash nuk transmetohet në mënyrë endemike në Shqipëri. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, rastet e regjistruara në vend kanë qenë kryesisht të importuara nga persona që kanë udhëtuar në zona ku malaria është e përhapur, transmeton Klankosova.tv.

Malaria transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara dhe mund të shkaktojë temperaturë të lartë, të dridhura, dhimbje koke dhe komplikacione të rënda nëse nuk trajtohet në kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat