Viti 2018, i katërti më i ngrohtë që kur maten temperaturat

Speciale

Viti 2018, i katërti më i ngrohtë që kur maten temperaturat

Më: 27 janar 2019 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Viti 2018 ishte viti i katërt më i ngrohtë që kur janë bërë matjet e temperaturës në Tokë.

“Ndonëse temperatura mesatare në vitin 2018 ishte më e ulët nga tre vitet e fundit, ajo ishte më e lartë se çdo vit tjetër para vitit 2015, duke mbajtur trendin e ngrohjes globale”, thotë një studim i kryer nga organizata Berkeley Earth, që merret me analizimin e temperaturave për shkencën e Meteorologjisë.

Temperatura mesatare globale në vitin 2018 ishte 1,16 gradë Celsius më e lartë se temperatura mesatare në vitet 1850-1900, që është baza para-industriale për objektivat e temperaturës globale.

“Ndonëse viti 2018 renditet i katërti në listën e viteve më të nxehta, 2018-ta ishte një periudhë me nxehtësi të madhe, shumë më të lartë nga ajo në vitin 1850. Kjo gjë reflekton trendin afatgjatë të ngrohjes globale”, thotë raporti.

Në raport theksohet se viti 2016 ka qenë viti më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë, të cilën në masë të madhe e shkaktoi El Nino, fenomeni klimatik i cili ngriti temperaturat në rajonin e Paqësorit ekuatorial, përcjell Atsh.

Raporti i organizatës Berkeley Earth është mbështetur nga të dhënat e mëparshme të paraqitura nga Shërbimi i Kopernikut për Ndryshimet Klimatike, që është një organ i Bashkimit Evropian (BE), si dhe nga Organizata Botërore Meteorologjike.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat