Peshkaqeni që jeton mbi 500 vjet

Speciale

Peshkaqeni që jeton mbi 500 vjet

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 18:07
Peshkaqeni i Grenlandës

I ngadaltë e i shëmtuar, me një gojë të futur që nuk e zbut aspak pamjen e tij të pafat dhe parazitët që shpeshherë i mbushin syrin, peshkaqeni i Greenlandës, dikur shumë i kërkuar për vajin e mëlçisë së tij, sot është një specie të cilën peshkatarët kërkojnë ta shmangin.

E megjithatë, ai rrethohet nga një magnetizëm i pamohueshëm. Është ndër peshkaqenët më të mëdhenj grabitqarë të globit, që shkon deri në 5,5 metra gjatësi, dhe një ndër më të vështirët për t’u kapur. Por më e rëndësishmja, është jetëgjatësia e tij: peshkaqenë të tillë mund të jetojnë deri në 512 vjet.

Këtë përfundim, shkencëtarët e nxorën duke analizuar ADN-në e një peshkaqeni të tillë të gjallë, të nxjerrë nga thellësitë e ujërave të akullta pranë Greenlandës, por teorikisht, mendohet se më të mëdhenjtë e këtij lloji mund të jenë edhe 6 shekuj të vjetër.

Kjo i bën këta lloj peshkaqenësh vertebrorët më jetëgjatë të planetit. Fokat janë menyja kryesore e peshkaqenëve te tille, megjithatë nuk mungojnë rastet kur ushqehen edhe me mbetjet e kafshëve të tjera detare të ngordhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat