Shkencëtarët zbulojnë gjurmë dinozaurësh në Tibet

Speciale

Shkencëtarët zbulojnë gjurmë dinozaurësh në Tibet

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 12:59
Tibet

Një ekip i shkencëtarëve ndërkombëtarë njoftuan se kanë zbuluar gjurmë të dinozaurëve në Rajonin Autonom të Tibetit të Kinës jugperëndimore.

Ekipi i përbërë nga ekspertë nga Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania gjetën rreth 99 gjurmë këmbësh në gur ranor në qytetin Qamdo të rajonit, bën të ditur “Xinhua”.

Sipas gjetjeve të tyre, të botuara në revistën akademike “Historical Biology” në fillim të këtij muaji, këto gjurmë, që variojnë nga 22 cm në 99.3 cm në gjatësi, besohet të jenë lënë nga sauropodët e mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël, që datojnë nga 176 deri 161 milionë vjet më parë.

Shkencëtarët vlerësojnë se këta dinozaurë ishin përkatësisht 22, 10 dhe 5 metra të lartë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat