Për herë të parë pas shumë dekadave banorët indian arrijnë të shohin Himalajet

Speciale

Për herë të parë pas shumë dekadave banorët indian arrijnë të shohin Himalajet

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:07
Foto Ilustrim

Njerëzit në veri të qytetit Punjab, në Indi, po shohin vargmalin Himalaja, i cili tani është i dukshëm nga më shumë se 100 milje larg, për shkak të zvogëlimit të ndotjes së ajrit, të shkaktuar nga bllokimi i vendit nga koronavirusi.

Indianët në qytetin Jalandhar dhe në zonën përreth, kanë postuar foto në internet me pamje nga shtëpitë e tyre, ku disa thonin se nuk i kishin parë majat e Himalajeve për dekada. Fenomeni është bërë i mundur nga një përmirësim dramatik në cilësinë e ajrit javët e fundit, pasi industritë u mbyllën, makinat u zhdukën nga rruga dhe linjat ajrore anuluan fluturimet në përgjigje të pandemisë së koronavirusit.

Sipas Bordit Qendror të Kontrollit të Ndotjes së Indisë, 85 qytete në të gjithë Indinë panë më pak ndotje të ajrit në javën e parë të bllokimit mbarëkombëtar.

Ndërkohë, cilësia e ajrit në Jalandhar, e cila ndodhet më shumë se 100 milje larg Himalajeve, është matur si “e mirë” në indeksin kombëtar të vendit për 16 nga 17 ditët që kur u njoftua bllokimi në shkallë vendi.

India është shtëpia e 21 nga 30 zonat urbane më të ndotura në botë, sipas të dhënave të përpiluara në Raportin e Cilësisë së Ajrit Botëror të ‘AirVisual’ për vitin 2019.

India ka qenë në bllokim për më shumë se dy javë, me kryeministrin Narendra Modi duke urdhëruar “një ndalim të plotë për të dalë nga shtëpitë “.

Vetëm shërbimet thelbësore kanë qenë funksionale, përfshirë shërbimet e ujit, energjisë elektrike, shëndetit dhe zjarrit, dyqanet ushqimore dhe shërbimet komunale. Janë mbyllur të gjitha dyqanet e tjera, ndërmarrjet tregtare, fabrikat, zyrat dhe tregjet, ndërsa autobusët dhe metrotw janë pezulluar.

Vendi ka raportuar gati 6,000 raste me Covid-19, dhe 178 vdekje, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

Edhe pse Himalajat janë më të dukshme se sa hera e fundit, ato janë dhe të shkreta, sepse janë mbyllur për alpinistët për më shumë se një muaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat