Në Spanjë zbulohet një kamë e kristaltë 5.000 vjeçare

Speciale

Në Spanjë zbulohet një kamë e kristaltë 5.000 vjeçare

Më: 23 janar 2021 Në ora: 16:36
Kama e kristaltë

Një ekip studiuesish që po gërmonin në Spanjë, zbuluan një kamë (mjet i mprehtë nga të dy anët) të formuar nga kristalet e shkëmbit. Ekspertët thonë se kama është ‘mjeti më i sofistikuar teknikisht’ që është zbuluar ndonjëherë në gadishullin Iberik dhe ka kërkuar aftësi të mëdha për të gdhendur.

Objekti, i cili është rreth 5.000 vjeçar, u gjet larg minierave të kristalta, gjë që sugjeron se ai dikur i përkisnin një individi elitar që pagoi çmim të madh për të. Studiuesit gjithashtu spekulojnë se kristali i shkëmbit gjatë kësaj kohe mund të ketë pasur një rëndësi simbolike dhe përdorej për fuqi magjike dhe lidhje me paraardhësit.

Ata ndoshta paraqisnin objekte funerale të arritshme vetëm për elitën e kësaj periudhe kohore, thuhet në studimin e botuar në revistën “Quaternary International”.

“Lidhja e tehut të kamës me një dorezë të bërë prej fildishi, gjithashtu një lëndë e parë jo-lokale që duhet të ketë pasur një vlerë të madhe, sugjeron fuqimisht statusin e rangut të lartë të njerëzve që përdorin objekte të tilla”, thonë studiuesit.

Gërmimi në jugperëndim të Spanjës ishte bashkëpunim i studiuesve nga Universiteti i Granadas, Universiteti i Sevillas dhe Këshilli i Lartë i Kërkimeve Spanjolle. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat