Njihuni me popullin më të çuditshëm, mendojnë se do t’i mbijetojnë fundit të botës

Speciale

Njihuni me popullin më të çuditshëm, mendojnë se do t’i mbijetojnë fundit të botës

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Në Gjermaninë juglindore, në kufirin me Republikën Çeke, ekziston një komunitet fetar i veçantë që nuk ka lidhje me njerëzit e zakonshëm.

Nuk mbajnë maska, pasi thonë “na ruan Zoti”. Ata janë Lorenzianët, një sekt mijëvjeçar me mbi 5 mijë njerëz të ndarë në rreth gjashtëdhjetë komunitete të Saksonisë, rreth tempullit zyrtar të qytetit të Eliasburgut, në rrethin e Marterbuschel në Pockau-Lengefeld.

“Focus” intervistoi ekspertin më të madh (dhe kritik) të Lorenzianëve, Joseph Canaris, i cili ka ndjekur fshehurazi formimin dhe riprodhimin e anëtarësisë së komunitetit të themeluar midis fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX nga Hermann Lorenz, shkruan ilfattoquotidiano.it.

Është e vështirë të përmbledhësh besimin Lorenzian në disa rreshta. Ndërkohë, le të themi se sekti e deklaron veten të vetmin që do të mbijetojë në fundin e afërt të botës. Të gjithë anëtarët kanë çanta shpine dhe furnizime, dhe në gatishmëri për t’u arratisur në çdo moment. Nuk kanë televizorë, radio ose PC.

Në bodrumin e tempullit të Eliasburgut ata kanë ngritur një dhomë për më shumë se një mijë njerëz ku mund të presin ditën e gjykimit. Në atë ditë, sipas asaj që Hermann Lorenz tha gati njëqind vjet më parë, ata do të drejtohen në Polin e Veriut ku një anije kozmike do t’i presë që t’i “rrëmbejë”, duke i bashkuar me të afërmit e tyre të vdekur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat