Gjendet zogu i konsideruar si i zhdukur që 170 vjet

Speciale

Gjendet zogu i konsideruar si i zhdukur që 170 vjet

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 21:40
Ekipi përshkruan historinë e zogut, pse mendohej se ishte zhdukur tash e 170 vjet dhe si u gjet në ishullin Borneo

Një ekip studiuesish nga Indonezia dhe Singapori kanë gjetur prova të ekzistencës të një zogu që mendohej se ishte zhdukur prej kohësh.

Në punimin e botuar në revistën “BirdingASIA”, ekipi përshkruan historinë e zogut, pse mendohej se ishte zhdukur tash e 170 vjet dhe si u gjet në ishullin Borneo.

Për herë të parë ky zog u kap mes viteve 1843 dhe 1848 në ishullin Java. Ato të dhëna ishin prova e vetme e ekzistencës së zogut. Për 170 vjetët pasues, nuk kishte raporte të tjera për ekzistencën e tij. Me kalimin e kohës, zogu dhe historia e tij u bënë të njohur si “enigma më e madhe në ornitologjinë indoneziane”. Shumica në terren supozuan se ishte zhdukur.

Pastaj, vitin e kaluar, një çift studiuesish, Muhammad Rizky Fauzan dhe Muhammad Suranto kapën një zog që nuk mund ta identifikonin në pjesën indoneziane të ishullit Borneo. Ata e morën fotografinë dhe ua dërguan kolegëve, pastaj lëshuan zogun.

Ndërsa ekipi zhvilloi kërkime mbi zogun në fotografi, shpejt u bë e qartë se përshkrimi i tij përputhej me atë të zogut që konsiderohej i zhdukur.

Zogu u kap në Kalimantan, afër qendrës së ishullit Borneo, dhe zbulimi vërteton se zogu mendohej të ishte zhdukur vetëm sepse njerëzit po e kërkonin atë në vendin e gabuar. Ekzistenca e tij ngre gjithashtu pyetjen se sa prej specieve të saj jetojnë në Borneo, dhe nëse janë në rrezik.

Studiuesit do të bëjnë kërkime të tjera në rajonin ku u gjet zogu, pasi të përfundojë pandemia e koronavirusit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat